Ndërlidhjet

Shpërndahet Parlamenti i Ukrainës


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Ky veprim u ka hapur rrugën zgjedhjeve të reja në Ukrainë, të cilat do të mbahen më 26 tetor.

“Kam vendosur që para kohe t’i jap fund autoritetit të parlamentit”, ka shkruar Poroshenko mbrëmë në Twitter.

Sipas ligjit në Ukrainë, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditësh pasi që dekreti të bëhet zyrtarisht publik.

XS
SM
MD
LG