Ndërlidhjet

Thirrje kundër ndërhyrjes së huaj në Libi


Libi
Libi

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë paralajmëruar kundër ndërhyrjes së jashtme në Libi, duke thënë se një gjë e tillë do të përkeqësonte ndarjet në këtë vend dhe do të minonte tranzicionin e tij demokratik.

Në deklaratën e përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia kanë dënuar “përshkallëzimin e luftimeve dhe dhunën” në Libi.

Aeroplanë të paidentifikuar të luftës raportohet se kanë kryer dy sulme ajrore javën e kaluar, gjatë një beteje për aeroportin e Tripolit midis islamistëve dhe milicive nacionaliste.

Raportet thonë se sulmet ajrore kundër islamistëve janë kryer nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga bazat e tyre në Egjipt.

Emiratet nuk e kanë komentuar rastin, ndërsa Egjipti ka mohuar çdo përfshirje.

Dhuna në Libi është rritur kohëve të fundit midis grupeve rivale, të cilat kanë përmbysur sundimtarin veteran, Muammar Gaddafi, më 2011.

XS
SM
MD
LG