Ndërlidhjet

Përmbytjet marrin 5 jetë në Korenë J.


Ilustrim
Ilustrim

Përmbytjet në jug të Koresë Jugore kanë vrarë së paku pesë persona.

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë figurojnë të zhdukur, pasi një autobus është marrë nga uji, pranë qytetit Çangvon.

Në Busan, qytetin e dytë më të madh të Koresë së Jugut, katër njerëz kanë humbur jetën, pasi shirat e furishëm kanë shkatërruar disa pjesë të rajonit.

Viktimat përfshijnë dy njerëz që janë mbytur në makinën e tyre, pasi kanë vozitur në një nënkalim të zhytur të qytetit.

Përmbyjet kanë shkaktuar po ashtu ndërprerje në shërbimin e trenave në Busan.

XS
SM
MD
LG