Ndërlidhjet

Kërkohet burgim i përjetshëm për dhëndrrin e Bin Ladenit


Suleiman Abu Ghaith

Suleiman Abu Ghaith

Shtetet e Bashkuara kanë thënë së dhëndrri i Osama bin Ladenit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor nën akuzat që lidhen me terrorizmin.

Prokurorët në Nju Jork kanë thënë se masa e tillë për Sulaiman Abu Ghaith dërgon mesazh të rëndësishëm parandalues për terroristët eventualë.

Abu Ghaith është shpallur fajtor në mars, për rolin e tij si zëdhënës i Al Kaidës pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.

Akuzat përfshijnë konspiracione për të vrarë amerikanë dhe për të siguruar mbështetje për Al Kaidën.

Shpallja e dënimit është caktuar për 23 shtator.

XS
SM
MD
LG