Ndërlidhjet

Zgjidhen 3 kandidatë për Çmimin Vaclav Havel


Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel.

Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel.

Paneli përzgjedhës i Çmimit Vaclav Havel për të Drejtat e Njeriut takohet sot në Pragë për të përpiluar një listë me tre kandidatë nga radhët e kandidaturave të pranuara.

Paneli kryesohet nga presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Anne Brasseur, dhe përfshin gjashtë ekspertë të të drejtave të njeriut.

Fituesi i Çmimit Vaclav Havel do të shpallet më 29 shtator.

Ky çmim synon të shpërblejë veprimet e shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut.

Ai ndahet çdo vit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe ka vlerën e 60 mijë eurove.

XS
SM
MD
LG