Ndërlidhjet

logo-print

Avionë të SHBA-së fluturojnë mbi Siri


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë nisur fluturimet mbikëqyrëse mbi Siri, përpara sulmeve të mundshme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Agjencia Associated Press citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka miratuar fluturimet mbikëqyrëse.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur këtë muaj sulmet kundër Shtetit Islamik brenda Irakut.

Obama ka thënë se ky veprim justifikohet për shkak të kërcënimeve ndaj personelit amerikan në këtë vend dhe krizës humanitare atje.

XS
SM
MD
LG