Ndërlidhjet

logo-print

Nis seanca dëgjimore për Ivanoviqin


Oliver Ivanoviq - foto arkivi

Oliver Ivanoviq - foto arkivi

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë sot ka nisur dëgjimi i Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve të tjerë, të dyshuar për krime lufte dhe vrasje të rënda.

Në seancë marrin pjesë të afërm të të akuzuarve, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Dragana Nikolliq Solomon, u ka thënë gazetarëve se pas seancës së sotme, të akuzuarit kanë 30 ditë kohë që në formë të shkruar të paraqesin vërejtjet apo kërkesat për hedhjen poshtë të aktakuzës.

Oliver Ivanoviq, kryetar i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia, është arrestuar më 27 janar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

Ivanoviq i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG