Ndërlidhjet

Samiti në Minsk, shans për zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Garda e nderit e Bjellorusisë në pritje të pjesëmarrësve të samitit...
Garda e nderit e Bjellorusisë në pritje të pjesëmarrësve të samitit...

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë në mesin e liderëve që marrin pjesë në një samit në Minsk.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta midis Kievit dhe Moskës për shkak të kryengritjes pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Samiti ndiqet edhe nga presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka, ai i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, si dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se bisedimet janë mundësi “për të krijuar kushte që do të ishin të favorshme për zgjidhjen politike të krizës”.

Kremlini nuk e ka përjashtuar mundësinë që Putin dhe Poroshenko të mbajnë bisedime direkte.

XS
SM
MD
LG