Ndërlidhjet

Xhemaj: Qeveria ka plan konkret për samitin e Berlinit


Pamje arkivi nga vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel në Prishtinë, gjatë konferences me gazetarë me kryeministrin, Hashim Thaçi-19 dhjetor 2011
Pamje arkivi nga vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel në Prishtinë, gjatë konferences me gazetarë me kryeministrin, Hashim Thaçi-19 dhjetor 2011

Konferenca e organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, për vendet e Ballkanit Perëndimor, shihet si një rol kthese e Gjermanisë ndaj rajonit të Ballkanit, veçmas, por edhe Bashkimit Evropian, ka thënë përmes telefonit për Radion Evropa e Lirë, Bashmir Xhemaj, këshilltari i lartë i ministrit të jashtëm në largim, Enver Hoxhaj.

Xhemaj ka zënë se Kosova do të përfaqësohet nga niveli më i lartë institucional, duke nisur nga kryeministri, Hashim Thaçi, e më pas “në një raund tjetër të takimeve, Kosova do të jetë e përfaqësuar edhe nga ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj”.

Bashmir Xhemaj, ka treguar se në “temat ku do të diskutohet për projekte konkrete e për investimer, i pranishëm do të jetë edhe ministri, Besim Beqaj”.

Forumi i Berlinit, për Ballkanin perëndimor, i cili do të mbahet më 28 gusht, do të diskutojë për çështje të energjisë, teknologjisë, infrastrukturës, ndërsa Xhemaj thotë se “mbi të gjitha do të diskutohet edhe për bashkëpunimin rajonal, se si mund të ndërveprojnë e bashkëpunojnë shtetet e Ballkanit, jo vetëm ndërmjet vete, por edhe me përkrahjen që mund ta marrin nga Gjermania e Bashkimi Evropian”.

“Qeveria e Kosovës do të shkojë me agjend të sakt, pra e ka një plan se cilat projekte e cilat tema do i promovojë sa iu përket investimeve të mundshme në Kosovë”, tha Bashmir Xhemaj, këshilltari i ministri të jashtëm në largim, Enver Hoxhaj

XS
SM
MD
LG