Ndërlidhjet

Ivanoviq: Nuk jam fajtor


Oliver Ivanoviq (ARKIV)
Oliver Ivanoviq (ARKIV)

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe katër persona të tjerë të akuzuar, kanë thënë se nuk janë fajtor sipas asnjë pike të aktakuzës, raportojnë mediat serbe.

Ata sot janë paraqitur për herë të parë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të akuzuar për krime lufte dhe vrasje të rëndë të shqiptarëve në Kosovë.

Zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Dragana Nikolliq Solomon, u ka thënë gazetarëve se pas seancës së sotme, të akuzuarit i kanë 30 ditë kohë që në formë të shkruar t’i paraqesin vërejtjet apo kërkesat për hedhje poshtë të aktakuzës.

Oliver Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të këtij viti.

Të akuzuarit e tjerë janë : Dragolub Delibashiq, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq dhe Akeksandar Lazoviq.

Sipas aktakuzës krimet janë kryer në prill të vitit 1999 dhe shkurt të vitit 2000.

XS
SM
MD
LG