Ndërlidhjet

Gjyqtari Carolan mendim mospajtues me Kushtetuesen


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas publikimit të Aktgjykimit lidhur me rastin Isa Mustafa, ka publikuar edhe mendimin mospajtues të njërit nga tre gjyqtarët ndërkombëtar, Robert Carolan. Ky i fundit e kishte konsideruar si të ligjshëm dhe kushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës, pasi që kandidati i PDK-së, Agim Aliu nuk kishte arritur t'i siguronte votat.

“Prandaj, meqë z. Isa Mustafa ishte propozuar nga grupi me i madh parlamentar ne Kuvend, i cili përbehej prej 47 deputeteve, për t’u zgjedhur Kryetar i Kuvendit, pasi kandidati tjetër nuk ishte zgjedhur nga Kuvendi dhe për shkak se ai, me 17 korrik 2014, u zgjodh nga me shume se shumica e deputeteve te Kuvendit, vendimi i Kuvendit për te zgjedhur z. Mustafa Kryetar te Kuvendit ishte ne përputhje me Kushtetutën”, thuhet në mendimin mospajtues të gjyqtarit Robert Carlon.

XS
SM
MD
LG