Ndërlidhjet

Maqedoni: Rrahje mes deputetëve shqiptarë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Rrahje mes deputetëve shqiptarë në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar për financa dhe buxhet ku debtatohej për rebalansin e buxhetit.

Incidenti ka nisur mes deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi dhe aij të BDI-ë,Rexhail Ismaili derisa deputeti i partisë opozitare, Ibrahimi po mbante fjalim kritikues për buxhetin.

Rrahjes mes tyre i janë bashkangjitur edhe deputet tjerë që kanë shkëmnr grushta mes veti dhe disa edhe janë gjakos në fytyrë. Incidentin më të madh e kanë parandalur organet e sigurimit të Kuvendit.

Pas incidentit, Paertia Demokratike Shqiptare ka njoftuar vendimin për braktisjen e Kuvendit të Maqedonisë.

Kryetar i grupit parlamentar, Imer Aliu tha se PDSh-ja nuk do të kthehet në Kuvend deri sa nuk ndërmerren masa kundër siç ka thënë “deputetëve dhunues të BDI-së” të cilët i ka fajësuar për incidentin e sotëm.

XS
SM
MD
LG