Ndërlidhjet

Majlinda Kelmendi, kampione e botës në Rusi


Majlinda Kelmendi (ARKIV)
Majlinda Kelmendi (ARKIV)

Sportistja më e sukseshme e Kosovës, xhudistja, Majlinda Kelmendi e ka fituar kampionatin e botës në Çeliabinsk të Rusisë, pasi në finale e ka mundur rumunen, Andrea Chitu në kategorinë deri në 52 kg.

Ministri në largim i Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi, në profilin e tij në “Facebook” e ka uruar Majlinda Kelmendin duke e quajtur atë “modeli brilant i një sportisti që nuk e mposht asgjë”.

Krasniqi ka paralajmëruar që Kelmendi do të jetë “prijëse e Kosovës në rrugëtimin tonë për medaljen olimpike”.

Ministri Krasniqi ka thënë se do të jetë “në mbështetje të Nora Gjakovës” e cila nesër do t’i ketë përballjet në këtë kampionatë

Kampionati i Botës në Xhudo, ka filluar më 25 gusht në Rusi, dhe do të vvazhdojë deri më 31 gusht.

Aty po marrin pjesë 639 atletë nga 110 vende të botës.

XS
SM
MD
LG