Ndërlidhjet

logo-print

Irani iu ka dhënë armatim kurdëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Liderët kurdë kanë thënë se Irani i ka furnizuar me armatim dhe municion forcat kurde të Irakut për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Masud Barzani, presidenti i rajonit gjysëm autonom të Kurdistanit ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët me ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Xhavad Zarif, i cili e ka vizituar sot rajonin irakian të Kurdistanit.

Barzani iu ka thënë reporterëve në kryeqytetin kurd, Irbil: “ne kemi kërkuar armatim dhe Irani është shteti i parë që na ka dhënë armatim neve”.

Zarif, ka thënë se Irani nuk ka trupa në Irak, por është duke e ndihmuar Bagdadin dhe kurdët me “mjete të tjera”.

Mediat iraniane e kanë cituar dje ministrin e brendshëm duke thënë se Teherani së fundi ka ofruar ndihmë për forcat kurde të Irakut pasi zyrtarët kurdë kanë kërkuar përkrahje.

Forcat kurde janë duke u përleshur me militantët e Shtetit Islamik, që kanë marrë nën kontroll isa zona në periferi të rajonit të Kurdistanit.

XS
SM
MD
LG