Ndërlidhjet

NATO do jetë më e pranishme në lindje


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Anders Fogh Rasmussen (ARKIV)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Anders Fogh Rasmussen (ARKIV)

NATO ka njoftuar se po planifikon të ndërtojë zona të vëzhgimit në vendet anëtare të NATO-s që gjenden në pjesën lindore të asaj që më parë njihej si “perdja e hekurt”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen gjatë një interviste për gazetën britanike, “The Guardian”, ka thënë se situata kërkon për prani “më të dukshme të NATO-s në lindje”.

Rasmussen ka thënë se forcat e NATO-s do të jenë të pranishme në mënyrë rotative me qëllim që “cilido agresor potencial” e di se çfarëdo do të ishte sulm ndaj të gjithë NATO-s.

Ai ka thënë se iniciativa do të përfshirë pozita furnizuese për të forcuar aftësitë reaguese të NATO-s.

Polonia dhe tri vendet baltike, të gjitha vende anëtare të NATO-s, kanë bërë thirrje për prani më të fuqishme të NATO-s pas intervenimit të Rusisë në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.

NATO momentalisht e ka një shtab në Szczecin, afër bregdetit baltik në Poloni.

XS
SM
MD
LG