Ndërlidhjet

Putin dhe Poroshenko – bisedime direkte, pa ndonjë kthesë


Petro Poroshenko (djathtas) duke u përshëndetur me Vladimir Putinin, në prani të zyrtares së lartë të BE-së Catherine Ashton

Petro Poroshenko (djathtas) duke u përshëndetur me Vladimir Putinin, në prani të zyrtares së lartë të BE-së Catherine Ashton

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë mbajtur mbrëmë vonë bisedime direkte për krizën në pjesën lindore të Ukrainës, por duket se nuk ka pasur ndonjë kthesë të madhe.

Të dy zyrtarët e lartë janë takuar për dy orë, direkt njëri me tjetrin, pas negociatave të gjëra me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe presidentët e Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Poroshenko tha se të gjitha palët i kanë mbështetur propozimet për paqe të Kievit, për përfundimin e luftës ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, dhe se plani do të përgatitet sa më shpejtë që është e mundur.

Ndaras, Putin tha se Rusia do “të bëjë çdo gjë të mundshme për ta mbështetur këtë proces paqësor, nëse ai fillon”, por ka tërhequr vërejtjen se i takon Kievit të punoj për kushtet e armëpushimit me kryengritësit.

Ukraina dhe perëndimi e akuzojnë Rusinë për mbështetjen e separatistëve dhe për furnizimin e tyre me armatim. Por, Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG