Ndërlidhjet

logo-print

Tajvani e akuzon Kinën për shkelje të hapësirës ajrore


Ilustrim

Ilustrim

Tajvani ka thënë se aeroplanët ushtarakë kinezë e kanë dhunuar hapësirën e tij ajrore.

Një zëdhënës i forcave ajrore të Tajvanit tha se më 25 gusht janë dërguar aeroplanë luftarakë për t’i përcjellur dy aeroplanë kinezë.

Aeroplanët kinezë më vonë u larguann pa ndonjë incident.

Kina i ka hedhur poshtë pretendimet e Tajvanit, duke thënë se ato ishin “fluturime rutinore”.

Ky incident i dyshuar u bë një javë pasi Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se një aeroplan i saj ka bërë manovrime të rrezikshme afër një aeroplani amerikan, në hapësirën mbi ujërat ndërkombëtare.

Kina, po ashtu, i kishte hedhur poshtë akuzat amerikane.

Kina dhe Tajvani janë të ndara prej përfundimit të luftës civile në vitin 1949, por Pekini e konsideron këtë ishull se është pjesë e Kinës.

XS
SM
MD
LG