Ndërlidhjet

Afganistan: Abdullah tërhiqet nga auditi zgjedhor


Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani
Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani

Kandidati presidencial afgan, Abdullah Abdullah, ka vendosur ta bojkotoj auditin e mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara, për zgjidhjen e kontestit se kush është fitues i rrethit të dytë të votimeve presidenciale në Afganistan, më 14 qershor.

Muhammadullah Haidari, nga ekipi zgjedhor i zotit Abdullah, i tha sot Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se ekipi do të kthehej në proces, nëse plotësohen kërkesat e tyre.

Kjo i ka shtuar paqartësitë në procesin zgjedhor presidencial, ku kandidatë janë ish-ministri i financave, Ashraf Ghani, dhe ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah.

XS
SM
MD
LG