Ndërlidhjet

logo-print

S. Jugor: U rrëzua helikopteri i OKB-së, tre të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Një helikopter transportues i Kombeve të Bashkuara është rrëzuar në Sudanin Jugor, me ç’rast janë vrarë të tre anëtarët e ekuipazhit të kombësisë ruse.

Këtë e ka konfirmuar Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

“Misioni i OKB-së në Sudanin Jugor, mund të konfirmoj se tre anëtarë të ekuipazhit të helikopterit të kontraktuar nga ana e Kombeve të Bashkuara, kanë vdekur, pasi është rrëzuar. Një pjesëtar i ekuipazhit që ka shpëtuar, është trajtuar nga pjesëtarët e Mjekëve pa Kufij në vendin Bantiu”, tha Stephane Dujarric.

Ambasada e Rusisë në Sudan ka konfirmuar se të katër anëtrarët e ekuipazhit ishin rusë.

Një kompani ruse, e cila e kishte anngazhuar helikopterin, tha se ai ishte qëlluar nga të shtënat prej tokës, pasi kishte fluturuar mbi një hapësirë që ishte qendër e konfliktit civil, i cili po zgjatë për më tepër se tetë muaj.

XS
SM
MD
LG