Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Presidenti e ka emëruar qeverinë e re


Ministri i ri i ekonomisë Emmanuel Macron

Ministri i ri i ekonomisë Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka emëruar mbrëmë vonë qeverinë e re nën kryeministrin e mëparshëm, Manuel Valls.

Qeveria e parë e kryeministrit Valls, ishte tërhequr të hënën, pasi ministri i ekonomisë, Arnaud Montebourg, në mënyrë publike kërkoi që qeveria t’i përfundoj politikat e kursimit.

Ministër i ri i ekonomisë është emëruar Emmanuel Macron.

Raportohet se popullariteti i presidentit Hollande, është më i ulëti në më tepër se 50 vitet e fundit, derisa Franca po ballafaqohet me papunësi të lartë.

XS
SM
MD
LG