Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Shpallja e qeverisë sa më parë


Mbështetësit e Erdoganit duke e festuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale

Mbështetësit e Erdoganit duke e festuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i zgjedhur i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do të kërkoi nga kryeministri i ardhshëm, Ahmet Davutoglu, që nesër ta formoj qeverinë e re, ndërsa përbërjen e saj ta shpallë pasnesër.

Këto komente ai i bëri para mbështetësve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në kongresin e saj në Ankara.

Anëtarët e partisë i kanë valuar flamujt e Turqisë dhe Erdoganit i kanë hedhur lule.Partia AKP, me rrënjë islamiste, pritet që ta caktoj zotin Davutoglu, aktualisht ministër i jashtëm, për kryeministër të ardhshëm të Turqisë, më vonë gjatë ditës së sotme.

Ai është aleat i afërt i Erdoganit dhe ishte ishte caktuar nga vetë ai.

Planifikohet, që pasi të inaugurohet në postin e presidentit, gjatë ditës së nesërme, Erdogani menjëherë, po atë ditë, do ta nominoj Davutoglun.

Gjatë 11 viteve të kaluara, Recep Tayyip Erdogan ishte kryeministër i Turqisë.

XS
SM
MD
LG