Ndërlidhjet

Ukrainë: Akuza të reja për hyrje të trupave ruse


Nj ushtar ukrainas afër një tanku të shkatërruar për të cilin thuhet se u takonte separatistëve prorusë

Nj ushtar ukrainas afër një tanku të shkatërruar për të cilin thuhet se u takonte separatistëve prorusë

Zyrtarë të lartë të Ukrainës kanë bërë akuza të reja kundër Rusisë, duke thënë se ushtarët e saj me makina të blinduara, e kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në pjesën lindore të këtij vendi, ku po vazhdon kryengritja e separatistëve prorusë.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha sot se një grup i ushtarëve rusë e kanë kaluar kufirin me makina të blinnduara të këmbësorisë dhe kanë hyrë në qytetin Amrosijivka.

Mëtutje, Lysenko ka thënë se forcat qeveritare i kanë vrarë afro 200 separatistë prorusë dhe i kanë shkatërruar tanket dhe sistemet e tyre raketore, gjatë luftimeve të fundit.

Sipas tij, janë vrarë 13 ushtarë ukrainas, gjatë 24 orëve të kaluara.

XS
SM
MD
LG