Ndërlidhjet

Iran: Modifikohet reaktori atomik për t’i qetësuar perëndimorët


Pamje e kapacitetit të ujit të rëndë në Arak të Irakut
Pamje e kapacitetit të ujit të rëndë në Arak të Irakut

Mediat iraniane raportojnë se Teherani ka filluar ta modifikoj reaktorin e ujit të rëndë në Arak dhe për ta kufizuar prodhimin e plutoniumit, në mënyrë që t’i qetësoj shqetësimet perëndimore, se Irani mund të synoj prodhimin e armatimit atomik.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA, ka raportuar sot se shefi i programit atomik të Iranit, Ali Akbar Salehi, ka thënë se modifikimi i reaktorit në Arak është “në proces të punës” për t’i qetësuar “shqetësimet e vendeve të caktuara”.

Sipas një marrëveshjeje të përkohshme të arritur me fuqitë botërore, Irani është pajtuar për ta kufizuar programin e tij atomik, në këmbim të tërheqjes së pjesërishme të sanksioneve të vendeve perëndimore.

XS
SM
MD
LG