Ndërlidhjet

Moskë: Mbyllen edhe dy restorante McDonalds


Pamje e mëparshme në një restorant McDonalds në Moskë
Pamje e mëparshme në një restorant McDonalds në Moskë

Dy restorante të tjera McDonalds janë mbyllur përkohësisht në Moskë, pas urdhërit të rregullatorëve të ushqimit në Rusi dhe për shkak të armiqësive me perëndimin lidhur me Ukrainën.

Tash numri i restoranteve McDonalds, të mbyllura në Rusi, gjatë javëve të fundit, është tetë sosh.

Rregullatorët thonë se kanë në gjetur “shkelje teknike” të kodit ushqimor dhe kanë urdhëruar që këto gjëra të përmirësohen para se restorantet të mund të hapen.

Në përgjigje të sanksioneve perëndimore lidhur me rolin e Moskës në Ukrainë, Rusia i ka marrë në shënjestër importet ushqimore nga perëndimi dhe disa kompani të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG