Ndërlidhjet

OKB: Shteti Islamik i ka rekrutuar fëmijët nën 10 vjeç


Kryesuesi i komisionit të OKB-së për Sirinë Paulo Pinheiro dhe Carla del Ponte
Kryesuesi i komisionit të OKB-së për Sirinë Paulo Pinheiro dhe Carla del Ponte

Hetuesit e të drejtave të njeriut, të mandatuar nga Kombet e Bashkuara, e kanë dënuar qeverinë e Sirisë për përdorim të armatimit kimik kundër civilëve, ndërsa Shtetin Islamik për ekzekutime dhe amputime publike në disa pjesë të Sirisë, që i kanë nën kontroll, dhe për rekrutimin e fëmijëve nën 10 vjeç.

Komisioni i Pavarur i Hetimeve, në raportin e tij, tha se qeveria e presidentit, Bashar al-Assad, besohet se ka hedhur bomba-fuçi, që përmbanin elementin kimik klor, në hapësira civile, tetë herë në sulmet kundër fshatrave në pjesën veriore të Sirisë, në muajin prill.

Ky komision, në të cilin përfshihet edhe ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, është krijuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara.

Ky komision e ka akuzuar Shtetin Islamik se ka kryer ekzekutime të shpeshta në territoret që i ka nën kontroll, veçanërisht në Raqa dhe në rajonin e Alepos, dhe për kryerjen e prerjeve të gjymturëve, rrahjes me kamxhik, e të tjera.

Në raport theksohet se Shteti Islamik (IS), po ashtu, i ka rekrutuar dhe stërvitur fëmijët më të rinjë se 10 vjeç.

XS
SM
MD
LG