Ndërlidhjet

Moldavi: Inaugurohet gazsjellësi nga Rumania


Pamje e kryeqytetit Kishinev në Moldavi

Pamje e kryeqytetit Kishinev në Moldavi

Moldavia po e feston inaugurimin e gazsjellësit nga Rumania, me të cilin do të reduktohet varshmëria nga Rusia për furnizim me energji.

Në ceremoninë e inaugurimit marrin pjesë kryeministrat e Moldavisë dhe Ruamnisë, së bashku me komisionarin e Bashkimit Evropian për energji, Guenther Oettinger.

Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca, tha se shpreson se çmimet e Rumanisë do të “jenë më të ulëta se ato të Gazpromit” të Rusisë.

Moldavia, pothuasje, krejtësisht varet nga Rusia për nevojat e veta të energjisë.

Ky gazjellës ka kushtuar 26 milionë euro dhe është ndërtuar për një vit.

Bashkimi Evropian i ka paguar 7 milionë euro për këtë projekt.

XS
SM
MD
LG