Ndërlidhjet

Pakistan: Me gjithë protestat, kryeministri nuk tërhiqet


Pamje nga pprotestat në Islamabad

Pamje nga pprotestat në Islamabad

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, thotë se nuk do të tërhiqet, me gjithë protestat e vazhdueshme, në të cilat kërkohet dorëheqja e tj.

Gjatë fjalimit të sotëm në parlament, zoti Sharfi tha se nuk do të përmbyset nga demonstratat në kryeqytetin Islamabad, dhe se Pakistani do ta mbijetoj krizën.

Dhjetëra mijëra mbështetës të klerkiut popullist, Tahir-ul-Qadri, dhe liderit opozitar, Imran Khan, kanë mbajtur protesta të ndara, afër parlamentit në Islamabad, prej 15 gushtit.

Opozita pretendon se zgjedhjet e vitit 2013, pas të cilave Sharif u zgjodh në postin e kryeministrit, ishin të parregullta.

Ministri në qeverinë e Pakistanit, Saad Rafiq, tha sot se qeveria nuk do t’i godasë protestuesit dhe u ka bërë thirrje Khanit dhe Qadrit që më të mos e kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Negociatorët qeveritarë kanë kërkuar që të ndalen protestat, që i kanë paralizuar pjesë të Islamabadit.

XS
SM
MD
LG