Ndërlidhjet

Oficerja ukrainase nuk e pranon gjykatën ruse


Nadiya Savchenko në gjykatë

Nadiya Savchenko në gjykatë

Oficerja ukrainase e forcave ajrore, Nadiya Savchenko, e cila po mbahet në arrest në Rusi, i ka thënë sot një gjykate se ajo nuk është fajtore për akuzat me të cilat ngarkohet dhe se Rusia nuk ka të drejtë të mbajë proces gjyqësor kundër saj.

Oficerja Savchenko thotë se ishte zënë nga separatistët prorusë në Ukrainë dhe me forcë është dërguar në Rusi.

Ajo është e akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë, në muajin qershor, derisa raportonin nga konflikti ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare, në pjesën lindore të Ukrainës.

Gjatë dëgjimit të sotëm në një gjykatë ruse në qytetin Voronjezh, Savchenko theksoi se ajo e kishte bërë punën e saj si oficere ushtarake e Ukrainës në territorin e Ukrainës.

“Ansjë vend tjetër nuk ka të drejtë të më gjykoj mua”, tha Savchenko.

Autoritetet e Rusisë thonë se ajo është arrestuar në territorin e Rusisë.

XS
SM
MD
LG