Një gazetar hulumtues në qytetion rus, Saratov, është rrahur shumë rëndë nga sulmues të panjohur.
Policia në qytetin Volga, ka thënë se Aleksandr Krutov, i cili shkruan për krime në revistën lokale, "Obshchestvennoye Mneniye" (Opinioni Publik), është sulmuar nga dy persona derisa largohej nga apartamenti i tij.
Sulmuesit e kanë rrahur Krutovin me shufra metali, ndërsa ai është hospitalizuar me mavijosje dhe tronditje.
Ky është sulmi i katër ndaj Krutovit në karrierën e tij 20 vjeçare.
Ai njohet për raportimet e tij hulumtuese, ndërsa deri më tash ka fituar edhe çmime për punën e tij.
Kolegët thonë se sulmi ndaj tij me siguri ka pasur të bëjë me punën e tij.
Sulmet ndaj gazetarëve rusë që mbulojnë krimin dhe korrupcionin, janë të shpeshta, veçanërisht në krahina, ndërsa sulmuesit rrallë herë sillen para drejtësisë.