Ndërlidhjet

Moska do përgjigjet ndaj shtimit të trupave të NATO-s


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Moska ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa si reagim atëherë kur NATO të shtojë forcat e saj në vendet anëtare më të largëta të lindjes.

Misioni permament i Rusisë në NATO, ka thënë përmes “Tëitterit” se reagimi rus do të jetë në “lidhje me fuqizimin e sigurisë së saj”.

Këto deklarata janë bërë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka njoftuar për rotacion trupash në vendet anëtare të lindjes, gjatë një interviste me gazetën britanike, The Guardian.

Rasmussen ka thënë se rotacioni i trupave do të kryhet në “frekuencë të lartë” ashtu që “çfarëdo agresioni potencial”, do ta dij se një sulm ndaj një vendi mikëpritës të këtyre trupave nënkupton sulm ndaj tërë aleancës ushtarake.

Polonia dhe tri vendet baltike, të gjitha vende anëtare të NATO-s, kanë bërë thirrje për prani më të madhe të NATO-s, pas intervenimit rus në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.

XS
SM
MD
LG