Ndërlidhjet

Leanca: Moldavia po arrin pavarësi energjetike nga Rusia


Kryeministri moldav, Iurie Leanca, (ARKIV)

Kryeministri moldav, Iurie Leanca, (ARKIV)

Kryeministri moldav, Iurie Leanca, e ka shënuar përvjetorin e pavarësisë së vendit të tij, të shpallur më 1991, nga Bashkimi Sovjetik, duke e inaguruar një tubacion të ri të gazit që lidhet me Rumaninë.

Duke folur në qytezën kufitare, Ungheni, ku tubacioni kalon në Moldavi nga Rumania, Leanca, e ka quajtur inaugurimin si një “ngjarje historike” dhe hap i rëndësishëm për pavarësinë energjetike të vendit të tij.

Leanca ka thënë se tubacioni nënkupton që Moldavia “mund të sigurohet që askush nuk mund të krijoj probleme për ne apo të na kërcënojë neve”, me ndalesa të furnizimit me gaz natyral.

Moldavia, e cila e ka zemëruar Kremlinin në qershor duke e nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, momentalisht varet nga Rusia për gazin natyral.

Planifikohet që nga 1 shtatori, Rumania të filloj të dërgojë sasi të vogla të gazit drejt Moldavisë përmes tubacionit që është promovuar sot.

Moldavia është në kërkim të fondeve për ta zgjeruar tubacionin deri në Kishinau.

XS
SM
MD
LG