Ndërlidhjet

Assad e mandaton qeverinë e re


Presidenti sirian, Bashar al-Assad (ARKIV)
Presidenti sirian, Bashar al-Assad (ARKIV)

Presidenti sirian, Bashar al Assad, që është duke luftuar kundër forcave rebele qe tre vjet dhe është mbajtur i izoluar nga shumica e botës, e ka publikuar një dekret për formimin e qeverisë së re të mërkurën, duke mbajtur shumicën e ministrave të mëparshëm.

Assad është betuar për një mandat shtatë vjeçar më 16 korrik, pas zgjedhjeve presidenciale që e konfirmuan qëndrimin e tij në pushtet, një proces që kërkon prej tij krijimin e qeverisë së re.

Ai e ka rizgjedhur Wael al Halaqi, si kryeministër, i njejti politikan që e kishte zgjedhur për këtë pozitë në vitin 2012, pasi parardhësi i tij, Riad Hijab ishte larguar nga Siria për tu bashkuar me opozitën.

Halaqi, që mban pak pushtet në një sistem që dominohet nga presidenti, e ka mbijetuar një sulm me bomb në konvojin e tij, vitin e kaluar në Damask.

XS
SM
MD
LG