Ndërlidhjet

Çekia e aprovon furnizimin e kurdëve me municion


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Qeveria çeke e ka aprovuar furnizmin me municion të kurdëve në Irak, ka thënë zëdhënësi i qeverisë të mërkurën, duke ndihmuar kështu forcat kurde që të luftojnë militantët e Shtetit Islamik.

Qeveria është pajtuar që të furnizojë me municion për kallashnikovë dhe mitralozë, si dhe granata dore, municion dhe granata raketa.

Siç raporton Reuters, municioni në vlerë prej 2 milionë dollarë, do të transportohet për Irak përmes forcave amerikane.

Të mërkurën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ka thënë se Britania, Franca, Gjermania, Italia, Kroacia, Kanadaja dhe Shqipëria janë zotuar që të furnizojnë me armë dhe pajisje Kurdistanit, një pjesë në veri të Bagdadit që është aleat i Bagdadit në luftën kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG