Ndërlidhjet

Konfirmohen kontratat për ‘Inferno” me Tom Hanks


Aktori amerikan, Tom Hanks (ARKIV)
Aktori amerikan, Tom Hanks (ARKIV)

Sony Pictures dhe Imagine Entertainment e kanë konfirmuar se në muajin prill në Itali, fillon xhirimi i filmit “Inferno”, mbështetur në librin me të njejtin titull të Dan Brown.

Studiot tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet me aktorin kryesor, Tom Hanks i cili do e përseris rolin e Robert Langdon si profesori i simboleve të Harvardit.

Regjisori i këtij filmi do të jetë Ron Howard, ndërsa Brian Gazer do të jetë producent.

Në librin e fundit të Brown, Langdon zgjohet në një spital italian me memorien e humbur.

Ai bëhet bashkë me Sienna Brooks, doktoresha që i ndihmon të rikthej kujtesën dhe të ndalojë një të çmendur që të lëshoj një epidemi në të gjithë botën për të cilën është frymëzuar nga libri ‘Inferno” i Dante Aligerit.

XS
SM
MD
LG