Një zyrtar ushtarak ka thënë se aeroplani pa ekuipazh që dyshohet se i takonte Izraelit, i rrëzuar afër bazës bërthamore të Natanzit, është lansuar nga një ish republikë sovjetike.
Gjeneral brigade, Masud Xhezayeri, zëvendës shefi i stafit të forcave të armatosura iraniane, nuk e ka specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.
Në Baku, ndërkohë zyrtarët e kanë hedhur poshtë spekulimin se aeroplani pa ekuipazh është nisur nga territory i Azerbajxhanit.
Ali Hasanov, zyrtar në administratën presidenciale azere, e ka përshkruar raportin si “provokim nga qarqet e jashtme”.
Lidhjet e Azerbajxhanit me Izraelin kanë shkaktuar tensione në marrëdhëniet e saj me Iranin.