Ndërlidhjet

logo-print

Akuzohet motra e të dyshuarit për sulmin në Boston


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Motra e të dyshuarit për sulmin me bombë në maratonën e Bostonit, Dzhokar Tsarnaev është arrestuar me dyshimin se e ka kërcënuar me bombë një grua të Neë Yorkut.

Policia thotë se çeçnia etnike, Ailina Tsarnaeva, e ka bërë kërcënimin përmes telefonit më 25 gusht, ndërsa është dorëzuar në polici më 27 gusht.

Ajo akuzohet për “ngacmim të rëndë”.

Policia thotë se banorja e Neë Jerseyt pritet të dal para gjykatës më 30 shtator.

Vëllai i saj, Dzhokar Tsarnaev, është akuzuar për sulmin me bombë në maratonen e Bostonit gjatë vitit të kaluar, sulm ky që vrau tre persona.

Tsarnaev është deklaruar i pafajshëm.

Procesi kundër tij pritet të filloj në nëntor.

Vëllai i Tsarnaevit, Tamerlan, ka vdekur gjatë përleshjes me policinë.

XS
SM
MD
LG