Ndërlidhjet

Erdogan e nis sot punën si president i Turqisë


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Recep Tajip Erdogan, pritet të betohet sot në pozitën e presidentit të Turqisë, pasi i ka fituar zgjedhjet e para ku presidenti zgjedhet drejtpërdrejt prej popullit.

Erdogan, i cili ka qenë kryeministër i Turqisë që 11 vjet, pritet të bëj betimin në Ankara, në orën 13, sipas orës tonë.

Ceremonia e inaugurimit pritet të ketë të pranishëm shefa të shteteve nga dhjetëra kombe.

Megjithatë, SHBA-të do të dërgojnë vetëm një përfaqësues të ambasadës së saj, ndërsa asnjë lider i Evropës perëndimore nuk pritet të jetë aty.

Erdogan është zotuar për ndryshime kushtetuese që postin e presidentit ta transformojë nga një pozitë ceremoniale në një pozitë me autoritet.

Kritikët e tij thonë se kjo është përpjekje që ai të bëhet edhe më autoritar.

Në vend të Erdoganit, në pozitën e kryeministrit tashmë është zgjedhur ish ministri i jashtëm, Ahmet Davutoglu.

XS
SM
MD
LG