Ndërlidhjet

Izraeli, Hamasi e deklarojnë fitoren në Gaza


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Të dy palët, Izraeli dhe Hamasi e kanë deklaruar fitoren në konfliktin shtatë javor në Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë mbrëmë se Hamasi është goditur ashpër dhe nuk ka arritur të plotësojë asnjë prej kërkesave të saj.

Në Gaza, militantë të maskuar janë mbledhur mbi rrenojat e shtëpive të shkatërruara duke bartur mitralozë, granata, raketa dhe raketa anti-tank.

Më 26 gusht, është arritur pajtimi për armëpushim që i jep fund konfliktit i cili mori jetën e mbi 2100 personave, shumica prej të cilëve palestinezë.

Ndërkohë, Programi i OKB-së për ushqime ka thënë se një nga konvojet e saj ka hyrë në Gaza, duke bartur ushqime të mjaftueshme për 150 mijë njerëz, për pesë ditë.

Anijet e peshkimit janë kthyer në detë pas lehtësimit të restrikcioneve, derisa inxhinerët kanë bërë përpjekje që të riparojnë dëmet në infrastrukturë.

XS
SM
MD
LG