Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do ndihmojnë turkmenët në Irak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shtetet e Bashkuara raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e një operacioni humanitar për turkmenët shiit në veri të Irakut, të cilët janë të rrethuar që gjashtë javë nga militantët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë mbrëmë se administrata është e fokusuar në qytezën e Amirlit, afër territorit kurd, ku nga 12 mijë deri në 15 mijë njerëz vlerësohet se nuk kanë qasje në ushqime apo ujë.

Nëse kjo ndodhë, atëherë ky do të jetë misioni i dytë ushtarak humanitar amerikan në Irak.

Aeroplanët amerikanë të mallrave kanë lëshuar mijëra ton të ushqimeve dhe ujit për mijëra pjesëtarë të komunitetit jezidi në veri të Irakut, në fillim të gushtit, derisa sulmet ajrore amerikane kanë pasur si cak pozicionet e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG