Ndërlidhjet

Berlin: Sot mbahet samiti për Ballkanin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel (ARKIV)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel (ARKIV)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, do mirëpresin sot liderët e tetë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin për të promovuar reformat ekonomike dhe politike.

Në samitin një ditor do të marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosna e Hecegovina si dhe dy vendet anëtare të BE-së, Kroacia dhe Sllovenia.

Takimi i 28 gushtit është organizuar në atë mënyrë që të inkurajojë bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe të rivendos përkushtimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Merkel, para nisjes së samitit ka thënë se vendet e Ballkanit kanë “perspektivë evropiane” dhe ka shtuar se anëtarësimi në BE varet nga ajo se sa shpejt këto vebde do të implementojnë reformat.

Kancelarja e ka pasur të njejtin mesazh për të njejtja vende edhe në muajin korrik.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule dhe Komisioneri për Energji, Guenther Oettinger, gjithashtu do të marrin pjesë në samit.

XS
SM
MD
LG