Ndërlidhjet

logo-print

Shtohen presionet ndaj Moskës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Perëndimi çdo herë e më shumë po bën presion ndaj Moskës që të sqarojë atë që zyrtarët amerikan e kanë përshkruar si intervenim direkt të ushtrisë ruse në Ukrainën lindore.

Përmes një postimi në profilin personal në “Tëitter”, ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka thënë se “një numër në rritje i ushtarëve rusë janë duke intervenuar drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin përmes një bisede telefonike se duhet të sqarohen raportet për trupat ruse që janë futur në Ukrainë.

Kievi e ka akuzuar Rusinë për nisjen e sulmit ushtarak në kufinjët e saj lindor.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat se po furnizon rebelët prorusë apo po dërgon ushtarë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG