Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko mban takim urgjent


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, e ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit të tij, pasi e ka akuzuar Rusinë se ka dërguar trupa në Ukrainë.

Poroshenko e ka anuluar udhëtimin drejt Turqisë ndërsa ka thënë se do të takohet me zyrtarët e lartë për shkak të “përkeqësimit të madh” të situatës në rajonin e Donjeckut, që sipas Këshillit ka rënë në duart e trupave ruse.

Ai ka thënë se është duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit dhe Këshillit Evropian për të diskutuar krizën.

Këshilli ka thënë se trupat ukrainase në këtë rajon, janë sulmuar me raketa ‘GRAD’, të cilat janë hedhur nga territori rus, para se të sulmoheshin nga dy autokolona të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Zyrtarët perëndimor e kanë akuzuar ushtrinë ruse se ka intervenuar në mënyrë direkte në Ukrainën lindore.

Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG