Ndërlidhjet

NATO: Mbi 1 mijë ushtarë rusë operojnë në Ukrainë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Agjencitë perëndimore të lajmeve po e citojnë një oficer ushtarak të NATO-s duke thënë se aleanca beson që “mbi 1 mijë ushtarë rusë” janë duke operuar brenda Ukrainës.

Ata po përkrahin separatistët dhe po luftojnë për ta, ka thënë “oficeri, i cili ka folur në kushte anonimiteti”, në Mons të Belgjikës.

Njoftimi është bërë disa orë pasi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e ka akuzuar Moskën se ka dërguar trupa në Ukrainë.

Poroshenko e ka mbledhur Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në një takim urgjent për të diskutuar “përkeqësimin e madh” të situatës në rajonin e Donjeckut, përfshirë edhe qytezën e Novoazovskut, i cili sipas këtij këshilli ka rënë nën kontrollin e trupave ruse.

Moska për një kohë të gjatë i ka hedhur poshtë akuzat se ka dërguar trupa në Ukrainë apo se po furnizon rebelët prorusë.

Gjatë një takimi të sotëm në Vjenë, i deleguari i Ukrainës në OSBE, Ihor Prokopchuk, e ka akuzuar Rusinë se ka lansuar “invazion të drejtpërdrejt” derisa i deleguari i Rusisë në OSBE, Andrei Kelin, e ka hedhur poshtë lajmin se trupat ruse kanë hyrë brenda kufirit ukrainas, në çfarëdo kohe”.

XS
SM
MD
LG