Ndërlidhjet

Serbi: Përforcime në kufi me Kosovën, pas vrasjes së policit


Pamje e një pjese të Beogradit

Pamje e një pjese të Beogradit

Serbia ka urdhëruar sot përforcime policore afër kufirit me Kosovën, pas vrasjes së një oficeri, ka thënë Ministria e brendshme e Serbisë, transmeton agjencia DPA nga Beogradi.

Pjesëtari 30 vjeçar i forcave elite policore, të njohura me emrin xhandarmëri, është qëlluar për vdekje gjatë një këmbimi të zjarrit sot herët në mëngjes, në pjesën e kufirit të Serbisë, me shqiptarët e Kosovës, të akuzuar se kishin prerë dru në pjesën serbe të kufirit, ka raportuar portali B-92 në Serbi.

Njëri nga ata që ka shtënë ndaj policit, është vrarë, po ashtu, ka thënë ministria.

Kalimet ilegale të kufirit për prejre të drunjëve ndodhin shpeshherë ndërmjet Serbisë e Kosovës, raporton DPA.

XS
SM
MD
LG