Ndërlidhjet

Grupet e armatosura i kanë zënë 43 paqeruajtës të OKB-së


Pjesëtarë të misionit UNDOF të OKB-së e monitorojnë armëpushimin në Rrafshnaltën e Golanit

Pjesëtarë të misionit UNDOF të OKB-së e monitorojnë armëpushimin në Rrafshnaltën e Golanit

Kombet e Bashkuara thonë se një grup i armatosur i ka zënë 43 paqeruajtës të OKB-së në pjesën siriane të Rrafshnaltës së Golanit.

Në njoftimin e sotëm, zyrtarë të OKB-së thanë se paqeruajtësit ishin zënë afër qytetit sirian, Al Qunaitra.

Forca Observuese e Deangazhimit e Kombeve të Bashkuara (UNDOF), pjesëtarë të së cilës ishin paqeruajtësit e zënë, e monitoron vijën e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Sirisë në Rrafshnaltën e Golanit, prej vitit 1974.

Aeroplanët e qeverisë së Sirisë i kanë marrë sot në shënjestër kryengritësit në anën e Sirisë në Rrafshnaltën e Golanit, një ditë pasi një spektër i grupeve militante, përfshirë Al-Nusra Front, e ndërlidhur me al-Kaidën, e kishin okupuar një vendkalim të afërm kufitar.

XS
SM
MD
LG