Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën


Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot më vonë gjatë ditës, debaton për situatën në Kosovë, sipas raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Në raportin e tij, i cili është publikuar në faqen e OKB-së në Internet, pos tjerash, theksohet se zoti Ban i lavdëron institucionet, entitetet politike dhe popullin e Kosovës, për zgjedhjet paqësore dhe të rregullta të organizuara më 8 qershor, për Kuvendin e Kosovës dhe për pjesëmarrjen e entiteteve politike serbe të Kosovës dhe votuesit në pjesën veriore të Kosovës.

Mëtutje ai ka theksuar se negociatat paszgjedhore, që kanë pasuar, “kanë përfaqësuar një tjetër test të rëndësishëm të pjekurisë politike të institucioneve të Kosovës dhe konkludimi i tyre efikas është esencial, në mënyrë që udhëheqja e re në Prishtinë të mund të vazhdoj në mënyrë ekspeditive për t’i shqyrtuar sfidat kryesore, përfshirë reformën e sistemit zgjedhor dhe dialoguin politik me Beogradin”.

Në këtë raport përfshihet periudha prej 16 prillit e deri më 15 korrik të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG