Ndërlidhjet

OKB: Tre milionë njerëz janë larguar nga Siria


Pamje nga një kam i refugjatëve të Sirisë
Pamje nga një kam i refugjatëve të Sirisë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë thotë se lufta civile në Siri i ka detyruar 3 milionë njerëz të largohen nga ky vend, që paraqet një shifër rekorde, dhe e cila është për një milion njerëz më tepër se para një viti.

Kjo agjenci, me seli në Gjenevë, mëtutje ka theksuar se 6.5 milionë sirianë të tjerë, janë zhvendosur brenda kufijve të këtij vendi.

Komisionari i Kombeve të Bashkuara për refugjatë, Antonio Guterres, në deklaratën e sotme, është shprehur se kriza në Siri është shndërruar në “urgjencën më të madhe humanitare të periudhës sonë”, me pothujase gjysmën e popullatës së Sirisë, që është detyruar të largohet nga shtëpitë e veta për të shpëtuar jetën, prej se ka filluar konflikti, në mars të vitit 2011.

Popullata e Sirisë para luftës ishte 23 milionë.

XS
SM
MD
LG