Ndërlidhjet

OKB: Nga konflikti në Ukrainë – 2600 njerëz të vrarë


Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara, thuhet se në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë afro 2,600 vetë, prej mesit të muajit prill, dhe thekson “abuzime serioze të të drejtave të njeriut”, përfshirë rrëmbimet dhe torturën, të kryera “kryesisht” nga separatistët prorusë.

Raporti, i publikuar sot në Gjenevë dhe Kiev, po ashtu, i dokumenton shkeljet e kryera nga forcat e Ukrainës, në përpjekjet e tyre për rimarrjen e territoreve nga kryengritësit.

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, Navi Pillay, tha se “shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve është shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare, dhe duhet të bëhet më tepër për t’i mbrojtur ata”.

XS
SM
MD
LG