Ndërlidhjet

logo-print

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Koshtovë të Mitrovicës


Ilustrim

Ilustrim

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri në zonën malore Kollovert të fshatit Koshtovë, në Mitrovicë.

Policia e Kosovës njofton se i vrari është një 17 vjeçar, kurse të plagosur janë dy vëllezërit e tij, 19 dhe 15 vjeç.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viktimat kishin qenë duke prerë dru në Kollovert, kur janë sulmuar me armë zjarri.

Në kohën e incidentit policia njofton se që të tre ndodheshin në traktorin e tyre, me rimorkio të mbushur me sasi drunore, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të sqarohen pasi të sigurohen deklaratat e të plagosurve.

Autoritetet e rendit njoftojnë se në vendin e ngjarjes janë identifikuar 14 gëzhoja, të kalibrit të papërcaktuar, e që dyshohet se janë shkrepur gjatë këtij incidenti.

Autorët dhe motivet e këtij sulmi nuk dihen. (n.a.)

XS
SM
MD
LG