Ndërlidhjet

logo-print

Yatsenyuk: Ukraina të lëvizë kah anëtarësimi në NATO


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha se qeveria do të kërkoj nga parlamenti, që të tërhiqet nga statusi i vendit të painkuadruar dhe të rreshtohet për anëtarësim në NATO.

Këto komente ai i bëri derisa trupat qeveritare të Ukrianës vazhdojnë të luftojnë me separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, në konfliktin i cili po zgjatë tash e pesë muaj.

Nga ana tjetër, NATO-ja sot e mbanë një takim urgjent në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrianë.

Mbrëmë vonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane, Samantha Power, tha se “Rusia ka manipuluar dhe ka gënjyer plotësisht”, për rolin e saj në Ukrainë.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot i ka pëgënjeshtruar pretendimet perëndimore për involvimin e ushtrisë ruse si “supozime”, duke thënë se “nuk na është paraqitur asnjë provë e një pushtimi”.

XS
SM
MD
LG